unitedkingom
94

LA BRISA BOUTIQUE HOTEL

La Brisa Boutique Hotel – Oazi juaj i qetësisë në zemër të rivierës shqiptare
I vendosur në një nga fshatrat më të bukura të jugut, buzë detit të kristaltë të Jonit dhe përgjatë shëtitores kryesore të Dhërmiut, La Brisa Boutique Hotel ofron një përvojë të kuruar me kujdes, aty ku eleganca moderne takohet me natyrën autentike.
Arkitektura bashkëkohore, ambientet me stil dhe shërbimi i personalizuar e bëjnë hotelin një destinacion të përkryer për ata që kërkojnë të çlodhen dhe të rikthejnë energjinë mendore e fizike.
Dhërmiu, si një nga destinacionet më të gjalla të rivierës shqiptare, gjatë sezonit veror karakterizohet nga jetë nate aktive dhe muzikë që zgjat deri në orët e vona të mbrëmjes (zakonisht deri në mesnatë ose pak më vonë), veçanërisht gjatë fundjavave dhe ngjarjeve të organizuara në zonë.
La Brisa Boutique Hotel është projektuar për të ofruar një atmosferë relaksuese, por për shkak të afërsisë me shëtitoren dhe vendndodhjes qendrore, disa zëra të muzikës mund të dëgjohen në dhoma, pavarësisht përpjekjeve për izolim akustik.
Ne rekomandojmë këtë informacion për ata vizitorë që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj zhurmës, në mënyrë që përvoja e tyre të përputhet me pritshmëritë.
Megjithatë, për shumë nga mysafirët tanë, kjo atmosferë e gjallë është pjesë e përvojës verore në Dhërmi dhe kontribuon në magjinë e këtij destinacioni unik.

feel the breeze

në zemër të dhërmiut

Shijoni rrezet e diellit jo vetëm në bregdet, por edhe pranë pishinës sonë në tarracë, dhe mahnituni me pamjen e mrekullueshme të detit dhe maleve përreth. Dy restorantet tona do të ofrojnë një shumëllojshmëri kuzhinash, që nga ajo vendase, italiane e deri tek ajo aziatike, si dhe shije natyrale deri tek ato më të rafinuara.

“La Brisa Boutique Hotel” është vendi i preferuar i të gjithë familjes, aty ku të vegjëlit tuaj marrin vëmendjen maksimale. Me dy kënde lojërash të dedikuar për ta dhe një staf që përkujdeset në çdo moment, argëtimi për ta nuk ka kufi. Të njëjtën gjë premtojmë edhe për ju! Shijoni trajtimet relaksuese në SPA apo edhe një koktejl fantastik nën ritmet e muzikës më të mirë.

Në “La Brisa Boutique Hotel”, ti ndihesh gjithmonë i ftuari special!

1

feel the breeze

në zemër të dhërmiut

Feel the Breeze – La Brisa Boutique Hotel, Në zemër të Dhërmiut, aty ku çdo detaj ka rëndësi

Zbuloni magjinë e bregdetit në La Brisa Boutique Hotel, një hotel familjar në zemër të Dhermiut, destinacioni ideal në jug të Shqipërisë ku natyra mahnitëse dhe deti kristal krijojnë ambientin perfekt për pushime të paharrueshme.
La Brisa Boutique Hotel, fëmijët marrin vëmendje të veçantë nga stafi i përkushtuar, i cili ofron aktivitete argëtuese dhe kujdes të plotë për ta, duke bërë që qëndrimi juaj familjar të jetë i qetë dhe i kënaqshëm.
Dhermiu, me plazhet e tij të bardha dhe fshatin që mban një atmosferë nostalgjike, është një thesar natyror dhe kulturor për t’u eksploruar. Pushoni pranë detit, shijoni ajrin e pastër dhe pamjet magjepsëse të perëndimit të diellit mbi bregdetin e Dhermiut.
La Brisa Boutique Hotel është baza ideale për familje dhe çifte që kërkojnë relaks, argëtim dhe aventurë në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.
Rezervoni tani në La Brisa Boutique Hotel për një eksperiencë të paharrueshme në Dhermi , ku natyra, qetësia dhe mikpritja familjare bashkohen në harmoni të përkryer.

komoditete

bëji këto pushime të paharrueshme

wifi - la brisa boutique hotel

Wifi

Internet me shpejtësi maksimale

kalendar - la brisa boutique hotel

Rezervime 24/7

Sherbim i dedikuar çdo ditë 24orë

cadra & shezllone - la brisa boutique hotel

Çadra&Shezllonët

Të gjithë pushuesit tanë e kanë një vend të sigurt që i pret buzë detit

breakfast (1)

Mëngjesi i përfshirë

E filloni ditën mbarë me një mëngjes të shijshëm të përgatitur për ju.

swimming-pool

Pishinë e jashtme

Pishina në tarracën e La Brisa është një nga atraksionet më joshëse për pushuesit

palester - la brisa boutique hotel

Palestër

Palestra e La Brisa është dizajnuar për ata që duan të ushtrohen edhe gjatë pushimeve

playground

Këndi i fëmijëve

Për më të vegjlit kemi krijuar dy ambiente argëtuese, të brendshme e të jashtme

parking

Parkim

Parkim i sigurt me kapacitet të madh për të gjithë klientë tanë

elektrike33

Electrical Charge

Stacion karikimi i dedikuar për mysafirët tanë, për udhëtime pa shqetësime.

cleaning

Pastrim çdo ditë

Në Hotel Labrisa, kujdesemi që çdo mysafir të gëzojë një ambient të pastër dhe komod gjatë gjithë qëndrimit

masazhe3

Shërbim Masazhi

Shërbim masazhi relaksues – perfekt për të larguar lodhjen dhe për t’ju dhuruar qetësi trupit dhe mendjes.

Login