unitedkingom

Restoranti

AE9I5590

Restorant La Brisa

Një eksperiencë unike gastronomike, që nuk duhet ta humbisni gjatë qëndrimit në “La Brisa Boutique Hotel”.

Kuzhinierët tanë ndajnë pasionin për një kuzhinë të shumëllojshme, nga ajo mesdhetare, te shija e produkteve vendase, e deri te kuzhina e pasur aziatike. Restoranti ynë është një përvojë e veçantë, ku shija e mirë plotësohet nga pamja mbreslënëse e detit Jon dhe maleve përreth. Shijoni vaktet à la carte si për drekë ashtu edhe për darkë, kafen, pijet freskuese në barin e hotelit në një atmosferë mikpritëse.

AE9I5480

Restorant Tarracë

Imagjinoni veten në një tavoline elegante, buzë infinity pool, ndriçuar nga rrezet e arta të një perëndimi përrallor, në një horizont që duket sikur s’ka fund. Shijoni pamjen përrallore, në të cilën qielli përqafon detin dhe dielli shkrihet ngadalë, për t’i lënë vend hënës së magjishme.

Ky është një ritual të cilin do ta vëzhgoni vetë nëse rezervoni për të darkuar në restorantin tonë në tarracë. Ne kujdesemi për ushqimin, ndërsa pjesën tjetër do t’ia lëmë natyrës t’iu magjepsi me performancën e saj.

Login