Përshkrimi i dhomës
Dhoma Superiore me Ballkon – Ajër i Pastër & Rehati në çdo Detaj
Me një sipërfaqe prej 25m², Dhoma Superiore me Ballkon ofron një ambient të bollshëm dhe të ndriçuar natyralisht, të përshtatshëm për çifte që kërkojnë komoditet dhe intimitet.
E pajisur me një krevat “King Size”, dhoma ka një ballkon privat me pamje anësore të hotelit, ku mund të shijoni mëngjesin apo një gotë verë në mbrëmje nën flladin e Dhermiut.
Mundësia për të shtuar një krevat ekstra kundrejt një pagese prej 30 € / nata / personi e bën këtë zgjedhje të përshtatshme edhe për një familje të vogël apo një mik të ftuar.