unitedkingom

Këndi i fëmijëve

këndi i brendshëm

Në La Brisa Boutique Hotel mendojmë për çdo detaj dhe kujdesemi për të gjithë familjen.

Për më të vegjëlit kemi krijuar ambiente argëtuese, ku ata mund të luajnë dhe t’i shijojnë pushimet po aq sa të rriturit. Teksa ju darkoni apo drekoni në shoqërinë e miqve, fëmijët tuaj do ta shijojnë në maksimum kohën me shokët dhe shoqet e tyre në ambientet plot ngjyra, krijuar posaçërisht për ta.

Në ambientet e brendshme, çdo fëmijë, pavarësisht moshës, do të gjejë veten. Duke filluar nga lodrat për më të vegjëlit deri tek lojërat elektronike për më të rriturit. Do të kujdesemi jo vetëm për argëtimin e tyre, por edhe për zhvillimin e mendjes dhe imagjinatës së tyre nëpërmjet puzzle apo lojërave me forma gjeometrike.

këndi i jashtëm

Ndërsa për ata prindër që duan të luajnë bashkë me femijët e tyre, janë ambientet e jashme, ku një kënd plot me lodra do të jetë i hapur për ta gjatë gjithë kohës.

Kemi krijuar një ambient rekreativ por edhe të sigurt, ku të vegjëlit tuaj mund të vrapojnë të shpenguar, të përkëdhelur nga puhiza e detit, nën kujdesin tonë të veçantë që buzëqeshjet e tyre të zgjasin.

I konceptuar si një hapësirë dedikuar fëmijëve të çdo moshe, këndi “La Brisa” nuk është thjesht një vend argëtimi, por një oaz kënaqësie për të gjithë familjen.

Login