I pozicionuar në mënyrë perfekte buzë detit me pamjen mahnitëse të Jonit dhe perëndimin spektakolar të diellit, në Beach Bar La Brisa do të merrni një eksperiencë pushimesh vërtet fantastike. Lëreni veten të përkëdheleni nga puhiza, ndërsa shijoni shumëllojshmërinë e koktejeve tona alkoolike dhe analkoolike enkas për ditët e nxehta të plazhit.
Beach bar do të shndërrohet në vendin tuaj të preferuar, jo vetëm për kafen e mëngjesit, apo aperitivin e pasdites, por edhe për të shijuar drekën ose darken tuaj.
Ju mjafton të shprehni dëshirën, ne do t’ju suprizojmë duke e realizuar në moment.
Asgjë nuk i është lënë rastësisë për tíu përgjigjur kërkesave të adhuruesve të plazhit: nga shezllonët ergonomike e deri tek krijimet e koktejve të shijshme.
Mendoni për fillimin dhe mbarimin e çdo ditë me një koktej në dorë dhe një muzikë sa ritmike aq edhe shplodhëse në sfond, sa do t’iu nxisë të kerceni me miqtë apo të humbisni në botën tuaj, duke e ruajtur atë moment përgjithmonë në kujtesën tuaj.